Teuta duket se ka bërë një përforcim cilësor në repartin e avancuar.Është klubi i Prishtinës në Kosovë, që njofton mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin ganez Basid Abdul Khalid.

23-vjeçari, i ardhur para tre vitesh në Prishtinë nga ekipi ganez i FC Stars, zhvilloi në total 105 paraqitje në Kosovës, duke realizuar plot 30 gola e dhënë 11 asistime.Klubi, teksa e falenderon për mundin ndaj klubit, i uron tashmë suksese tek ekipi i ri, që do të jetë Teuta e Durrësit.

Njoftimi i Prishtinës:Pas tre vitesh, sulmuesi Khalid ndahet me Prishtinën. Vazhdon karrierën në Teutën e Durrësit. Prishtinë, 21 gusht 2019.

Sulmuesi 23 vjeç i ardhur në Prishtinë më 2016 nga FC Stars nga Gana, pas 3 vite me fanellën e Prishtinës me 105 paraqitje, 30 gola të shënuar dhe 11 asistime, ndahet me Prishtinën dhe tani e tutje e vazhdon karrierën me Teutën e Durrësit.

FC Prishtina e falënderon Basid Abdul Khalid për mundin e dhënë për klubin tonë duke i uruar sukses në vazhdim të karrierës.