Pas disa lëvizjeve në repartin e mbrojtjes, Teuta tashmë mendon edhe për sulmin. Burime pranë klubit durrsak, konfirmojnë se ka gjetur marrëveshjen me sulmuesin malazez, Darko Nikaç.

28-vjeçari nga Podgorica e Malit të Zi, luante që nga janari i këtij viti me Iskran në kampionatin e vendit të tij, teksa në 17 takime ka shënuar edhe plot 12 gola.

Më parë, sulmuesi 1.85 metra i gjatë ka luajtur edhe me ekipe si Podgorika, MTK Budapest, Pune në Indi, apo Mladost e Navbahor në Uzbekistan.

Pozicioni i Nikaç është në majë të sulmit, dhe bashkë me Tomislav Bushiç, shihen si dy lojtarët që do mbajnë peshën e ekipit të Bledi Shkëmbit, për të gjetur rrugën e rrjetës gjatë kampionatit.