Tjetër përforcim për Teutën në merkaton e dimrit. Pas afrimeve të Colubali dhe Hebaj në sulm, skuadra durrsake ka bërë edhe një goditje në repartin e mbrojtjes. 

Drejtuesit e Teutës kanë vendosur në dispozicion të trajnerit Edi Martini një qëndërmbrojtës nga Bosnje-Hercegovina. 22-vjeçari Kenan Hreljiç, është bërë zyrtarisht pjesë e Teutës dhe vjen nga skuadra e Mladost Kakanj në kampionatin boshnjak.

Qendërmbrojtësi i cili në këtë sezon është aktivizuar në 9 takime kishte kontratë me Mladost deri në fund të sezonit, por vendosi ta prishë me konsensus marrëveshjen për t’iu bashkuar Teutës.

22-vjeçari është 1 metër e 90 centimetra i gjatë dhe konsiderohet një vlerë e shtuar në qëndër të prapavijës tek Teuta aty ku i duhet të rivalizojë për një fanellë titullari me lojtarë si Renato Arapi, Rustem Hoxha dhe Silvestër Shkalla.