Luftëtari fiton bindshëm 3-1 dhe kthyer shpresën jo thjesht për qëndrimin në Superiore, por edhe për të përsëritur suksesit e sezonit të kaluar, në fund të të cilit siguruan për herë të parë në histori pjesëmarrjen në Europë.

Në Gjirokastër “të keqen” duket se e kanë patur te trajneri slloven, Kostic, largimi i të cilit ndikoi pozitivisht, për të krijuar atmosferën e duhur në ekip.Vendasit u shfaqën me tepër grinte, duke dominuar kundërshtarin, derisa në minutën e 37-të, Vasil Shkurtaj, i shërbyer në zonë nga Radovic, mposhti portierit Hidi, 1-0.

Përtej dëshirës së “Djemve të Detit” për të reaguar, entuziazmi vendës u shpërblye me golin e dytë në minutën e 59-të, i shënuar nga jashtë zonës nga Rapo, 2-0. Një gol fantastik, që mund të rezultojë edhe më i miri i sezonit për nga mënyra e ekzekutimit.Mirëpo Luftëtari nuk u ndal me kaq.

Vetëm 4 minuta më vonë, Vasil Shkurtaj ftoi në gjuajtje, po nga jashtë zonës, Milosavljev, me Hidin që detyrohet ta nxjerrë topin nga rrjeta për herë të tretë, 3-0.Dalja me karton të kuq e Sidibesë, pas dy të verdhave të shpejta, sikur shënoi kapitullimin e plotë të Teutës, por formacioni i drejtuar nga Bledi Shkëmbi arriti të fitonte një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga Latif.

Gjithsesi, ky gol nuk e rrezikoi suksesin e Luftëtarit, që “zgjohet” frikshëm me Mezanin në stol, sikur trajneri vlonjat të kishte shkopin magjik.