Teuta u rikthye te suksesi në kampionat këtë fundjavë në sfidën ndaj Vllaznisë. “Djemtë e Detit” triumfuan me rezultatin 3-1, ndërsa tashmë vëmendjen e kanë hedhur nga ndeshja e radhës, atë në transfertë ndaj Skënderbeut. Megjithatë, trajneri, Edi Martini duhet t’i bëjë llogaritë pa shërbimet e Lorenco Vilës.

21-vjeçari është një nga futbollistët më në formë të durrsakëve, teksa me golin e shënuar ndaj shkodranvëe, shkoi në kuotën e tre realizimeve në katër ndeshjet e fundit.Por, në Korçë, Vila do mungojë pasi u ndëshkua me karton të verdhë dhe kështu plotësoi numrin katër të tyre, çka do të thotë se i duhet të qëndrojë jashtë fushave për një javë.

Një mungesë e rëndësishme për Teutën duke parë rendimentin e Vilës në ndeshjet e fundit.