Teuta do të vijojë përgatitjet deri të shtunën në  Durrës, ndërkohë që edhe faza përgatitore me shumë mundësi mund të zhvillohet në qytetin bregdetar, duke qenë se afër Durrësit ka disa ekipe me të cilat mund të luhen ndeshje miqësore.

Pa thënë, se shumë ekipe kosovare akomodohen në Golem gjatë janarit dhe Teuta i ka të sigurta ndeshjet miqësore. Por, nga sa bëhet e ditur, në Durrës pritet që të ketë 2-3 goditje në merkaton e janarit, e madje presidenca do të kërkojë që të afrojë vetëm lojtarë cilësorë që do të bëjnë diferencën.

Teuta nën drejtimin e Edi Martinit ndryshoi fytyrë, skuadra gjeti fitoren jashtë pas disa muajve, por edhe mori gjashtë pikë në dy ndeshje duke u rifutur në garën e ekipeve për titull.