Rubin Hebaj është goditja e madhe e Teutës në merkaton e janarit. Nga burime të sigurta në klubin durrsak se sulmuesi shkodran sapo ka firmosur kontratën.

Hebaj ishte një kërkesë trajnerit Edi Martini për të përforcuar sulmin.

Tashmë durrsakët janë të kompletuar në repartin ofensiv, teksa Idelino Kolibalit i bashkohet edhe Hebaj, i cili vjen pas aktivizimit në Ukrainë me Vorskla Polltavën.