Teuta para nisjes së sezonit ishte “mprehur” për titullin kampion, ndërkohë që një nga tre vendet e para në klasifikim as që diskutohej. Durrsakët bënë një mini-revolucion, duke larguar pjesën më të madhe të titullarëve dhe i zëvendësuan ata me të tjerë.

Nisja ishte e mirë, me dy fitore radhazi, por pastaj për të pritur fitoren duhej pritur faza e dytë, kur Teuta mposhti Luftëtarin në një ndeshje plot polemika për gjykimin.

Lëvizjet e para kanë nisur që pas humbjes me Lushnjen, kur klubi përjashtoi Albi Dostin, ndërkohë që tanimë ka zgjidhur kontratën me nigerianin Abe Oluasina.

Nëse te Laçi atij i zgjati katër ditë disa vitesh dhe më pas u “zhduk”, në Durrës pati mundësinë të luante disa ndeshje si titullar, por trajneri Magani nuk u bind dhe tashmë kontrata është ndërprerë.