Teuta konfirmon Shkëmbin edhe për një sezon

04/06/2019 - 15:09

Erdhi te Teuta verën e kaluar dhe në sezonin e parë si trajner në Kategorinë Superiore, Blendi Shkëmbi arriti të renditë Teutën në vendin e tretë, duke u siguruar durrsakëve një vend në eliminatoret e Europa Leagues.

Kontrata e korçarit me Teutën përfundonte bashkë me sezonin, ndërsa sot, klubi durrsak njoftoi se është arritur marrëveshja që Blendi Shkëmbi, bashkë me stafin e tij, të drejtojnë Teutën edhe për sezonin e ardhshëm.

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi durrsak në faqen zyrtare në Facebook, ku thuhet se është arritur marrëveshja mes palëve, që bashkëpunimi të vazhdojë edhe për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë dy ditët e fundit ka nisur edhe fushata e spastrimit në klubin durrsak, ku janë larguar Amadu Latif dhe Erlis Frashëri, ndërsa në ditët në vijim pritet të punohet edhe për përforcimet e nevojshme, për përballimin e fushatës eliminatore europiane.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Juventusi po bën gjithcka për të ndërtuar një skuadër të frikshme sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë po tentojnë të rikthejnë në Torino pas

U fol edhe për një transferim të mundshëm te Kukësi, por karriera e Mërgim Mavrajt do të vazhdojë në Bundesligën e dytë gjermane. 

Real Madridi e ka merituar përcaktimin e “mbretit” në blerje yjesh.

Interi ka prezantuar ditën e sotme fanellën e dytë, teksa ka surprizuar me ngjyrën.

Benitez dhe Newcastle nuk arritën marrëveshje për rinovimin e kontratës, duke bërë që rrugët e tyre të ndahen.

Cristiano Ronaldo ka patur një të ftuar special në bordin e jahtit të tij, aty ku po kalon pushimet verore me familjen e tij.

Kameruni do të përballet ditën e nesërme me Guinea-Bisaun në takimin e vlefshëm për Grupin F të  Kupës së Afrikës.

Luis Suarez është bërë gaz i botës, me një reagim të tij gjatë ndeshjes mes Uruguait dhe Kilit e vlefshme për Kupën e Amerikës.

Mesfushori i Teutës dhe njëkohësisht kapiteni i Kombëtares U-21, Sherif Kallaku, konfirmoi edhe një herë se do të respektojë kontratën me

Teuta ka zhvilluar edhe miqësoren e dytë në tokën bullgare, ku po zhvillon fazën përgatitore në kudër të eliminatoreve europiane, ndërsa