Teuta mendon për sezonin e ri, pranë akordit me dy mesfushorë

24/07/2019 - 10:02

Pas eliminimit nga Europa League, tek Teuta po mendojnë për sezonin e ri. Skuadra durrsake ka marrë pushimet pas takimit me Ventspils për t'u rikthyer më pas në fillim të gushtit, periudhë që do të shërbejë për të përgatitur ekipin për edicionin e ri që nis më 24 gusht. 

Për të pasur një ekip solid duhet të ketë edhe një merkato të tillë dhe ata që janë “zgjuar” aktualisht janë vetëm drejtuesit e bregdetarëve. Mbyllja e marrëveshjeve me futbollistë të rinj, por edhe ato të organikës janë vetëm disa nga detyrat e tyre në këtë start sezoni. 

Fillimisht, Teuta po mendon të konsolidojë lojtarët aktualë dhe të parët që pritet të rinovojnë janë dy mesfushorët, Sidibe dhe Vuçaj. Paraqitjet mjaft të mira në sezonin e fundit kanë bindur durrsakët për t’i ofruar një kontratë të re dyshes, e cila ishte thelbësore në rrugëtimin e Teutës drejt Kupave të Europës. Natyrisht, kushtet financiare do të përmirësohen ndjeshëm, teksa pritet që të firmosin një kontratë 2-vjeçare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Menjëherë pas fitores me rezultatin 0-3 në Bosnjë, Kombëtarja Italiane ka udhëtuar drejt Venecias për një aktivitet promocional, por nuk

Stadiumi i ri kombëtar, i cili nisi si “Arena Kombëtare”, por pritet që të mbajë emrin “Air Albania Stadium”, do të inaugurohet nesër me

Fantazisti i Milanit, Paqueta mori numrin 10 të Brazilit dje në miqësoren ndaj Argjentinës, në mungesë të kapitenit Neymar, por nuk e jus

Argjentina mposhti me rezultatin 1-0 Brazilin ditën e djeshme, në një ndeshje ku nuk munguan polemikat edhe pse ishte vetëm një miqësore.

Franca ka mbërritur paraditen e sotme në kryeqytetin shqiptar, teksa do të akomodohet në një nga hotelet e Tiranës, për sfidën e ditës së

Teuta ka 4 javë që nuk fiton, e megjithatë lojtarët janë të bindur se nuk ka krizë dhe aq më pak presion.

Kërcënohet me jetë trajneri i Interit, Antonio Konte.

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane ditën e sotme.

Jo vetëm tifozët, kolegë e rivalë, por Lionel Mesi ka pasur edhe arbitra të cilët i janë lutur për të pasur një fanellë të tijën, pas një

Shqipëria ka nisur ditën e sotme seancën stërvitore në kuadër të përgatitjeve për përballjen e fundit të këtyre eliminatoreve për Euro 20