Teuta mendon për të ardhmen, “blindon” talentin Kapllani

22/08/2019 - 11:39

Pas afrimit të sulmuesit ganez Sasid Abdul Khalid, Teuta ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në prag të sezonit të ri. Klubi durrsak ka kthyer sytë nga akademia, teksa i ka ofruar kontratë profesionale, sulmuesit të talentuar Dejvid Kapllani.

18-vjeçari do të jetë pjesë e ekipit të parë, pas paraqitjeve mjaft të mira te skuadra e moshave, duke u shpallur edhe golashënues. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi durrsak nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, teksa shkruan:

NJOFTIMI I KLUBIT

Teuta kthen sytë nga akademia, Dejvid Kapllani nënshkruan kontratë me skuadrën e parë. Kapllani gjatë kampionatit 2018/19 u vëzhgua dhe nga trajneri, Bledi Shkëmbi, i cili vërejti talentin e tij dhe vendosi që sulmesi të jetë me kontratë profesionale tek Teuta.

Avancimi dhe zhvillimi i të rinjve është mision dhe strategji që jemi duke ndjekur si skuadër ku më së shumti po ju japim hapësirë talentëve të rinj.

Dejvid Kapllani ka nënshkruar kontratë profesionale me Teutën. Talenti durrsak inkuadrohet në ekipin e parë pas disa edicioneve të kaluara tek moshat U17 dhe U19 me të cilët është u shpallur dhe golashënues në sezonin 2017/2108 me 24 gola.

Dejvid Kapllani, 18 vjeç, i lindur më 3.06.2001,i gjatë 1,85 cm. Sulmesi karrierën e ka nisur tek “Akademia e Futbollit Teuta”, pjesë e së cilës ishte deri një sezone më pare.

Pas dy edicioneve tek Teuta U19 ku pati paraqitje shumë të mira, klubi ka vendosur që me Dejvid Kapllani të nënshkruaj kontratë profesionale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Suksesi i Milanit në Veronë la shumë të pakënaqur mes tifozërisë kuqezi.

Ta largosh Massimo Morattin nga Interi është mision i pamundur.

Mund të jenë ndër tifozët më të lumtur ata të Las Vegas Lights, klub i kategorive inferiore në Amerikë, që ka vendosur të aplikojë një më

Krahas sporteve popullore si futbolli, basketbolli apo volejbolli, edhe tenisi po bëhet gjithnjë e më shumë një sport i preferuar për qyt

Një frazë raciste, e përdorur për të ilustruar konsideratën e lartë ndaj Romelu Lukakut, i ka kushtuar shtrenjtë analistit Luciano Passir

Teuta ka zbritur në fushën e stërvitjes dhe skuadra durrsake do t’i përqendrojë përgatitjet në dy “frontet”, Kupën e Shqipërisë, të cilën

Futbollistët e Teutës janë rikthyer dje në stërvitje, për të filluar përgatitjet për ndeshjen e kupës ndaj Tërbunit.

Janë të rralla rastet kur portierët e skuadrave bëhen golashënues.

Milan ndryshon trajner, por Mateo Salvini nuk bën të njëjtën gjë me mendimet e tij.