Teuta e Bledi Shkëmbit, që ka surprizuar në dy fazat e para në Superiore, ka mundur në miqësoren e parë të vitit, ekipin e Erzenit.

Takimi u vendos nga dy golat e Prognit dhe Vilës, ndërsa për shijakasit realizoi Mahmutaj.Sakaq, sa i përket zërave të merkatos, Renato Arapi, ish-futbollisti i Partizanit, që ka luajtur në Turqi së fundmi, pritet të vishet bardheblu. "Djemtë e Detit" kanë gati akordin dhe sipas transfermarkt, gjithçka është kryer.

Arapi kërkohet edhe nga Partizani, por karta Hasanbelliu mund të jetë më fituese.