Teuta përballë shqiptarëve të Hajdukut nëse kalon Ventspils?

10/07/2019 - 14:08

Nëse Teuta kalon turin e parë kualifikues të Europa League ndaj letonezëve të Ventspils me 99% të shanseve në ruandin do të ketë përballë gjigandët kroatë të Hajduk Split.

Skuadra ku luajnë edhe dy futbollistët shqiptarë, mbrojtësi i kombëtares Ardjan Ismajli dhe mesfushori me tipare sulmuese Francesco Tahiraj, mori një fitore të thjeshtë në transfertën malteze në sfidën ndaj Gziras me rezultatin 0-2 që pothuajse e kualifikon në turin e dytë të Europa League. Golat për Hajdukun e Splitit u shënuan nga Gyurcso në fundin e pjesës së parë dhe Dolcek në minutën e 6-t shtesë.

Përsa i përket dy lojtarëve shqiptarë Ismajli e nisi sfidën si titullar në qëndër të mbrojtjes dhe luajti deri në fund, ndërkohë që Francesco Tahiraj u aktivizua në minutën e 67-të.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teuta afroi dy sulmues në merkaton e verës për të zëvendësuar largimet e Tomislav Bushiçit dhe Gerhard Prognit.

Klubi i Teutës po bën punime për të përmirësuar tapetin e stadiumit “Niko Dovana” dhe ka njoftuar se takimi i javës së 8 ndaj Flamurtarit

Ëndrra për Euro 2020 vazhdon. Kjo ëndërr për Kosovën u mbajt gjallë sot nga fitorja me rezultatin 2 me 0 kundër Malit të Zi.

Shqipëria kalon në avantazh ndaj Moldavisë në minutën e 22-të me një gol të shënuar nga Cikalleshi.

Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka shkundur rrjetën e kundërshtarëve duke shënuar golin e parë për sfidën ndaj Moldavisë.

Ditën e sotme, trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi ka dalë në një konferencë për shtyp për të folur në prag të ndeshjes zyrtare kuali

E zeza mbi të bardhë në kontratë, “vendosin” që Roberto Mançini do të jetë trajneri i kombëtares italiane të paktën deri në vitin 2022, v

Shqipëria me disfatën 1-0 ndaj Turqisë humbi praktikisht mundësinë për të qenë e pranishme në Euro 2020.

Teuta ka vijuar stërvitjen, ndërsa në ndryshim nga skuadrat e tjera të Superiores, nuk ka preferuar të zhvillojë ndonjë ndeshje miqësore.