Teuta përgatit kthesën, do triumf në Kupë dhe kampionat. Dy mungesa për Shkëmbin

17/09/2019 - 10:26

Futbollistët e Teutës janë rikthyer dje në stërvitje, për të filluar përgatitjet për ndeshjen e kupës ndaj Tërbunit. Stërvitja e paradites së djeshme u realizua në fushën e stadiumit, teksa futbollistët startues në takimin e së shtunës zhvilluan një seancë rigjeneruese.Pjesa tjetër e lojtarëve e vijuan stërvitjen me vrapim dhe në fund lojë të lirë në hapësira të ngushta. Trajneri Bledi Shkëmbi, së bashku me stafin mjekësor kanë testuar gjendjen fizike të lojtarëve. Grupi i futbollistëve ishte i plotë, përveç Beqajt dhe Kallakut, të cilët janë të dëmtuar, ndërsa pjesa tjetër ka zhvilluar normalisht programin stërvitor.

Djemtë e detit kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore me sytë nga dy përballjet e radhës, kundër Tërbunit dhe Skënderbeut. Pas barazimit ndaj Vllaznisë, për lojtarët e Teutës nuk ka pushim, futbollistët dhe stafi i saj zbritën në fushën e blertë për të vazhduar përgatitjet ku kjo javë do jetë e ngarkuar, për shkak të impenjimit si në Kupën e Shqipërisë ashtu edhe në kampionat.

Deri në ndeshjen me Skënderbeun do të vazhdohet me një seancë në ditë. Brenda kësaj kohe pritet që futbollistët të jenë në gjendje optimale. Stërvitja e djeshme filloi me nxehje të lehtë, ku përgatitësit atletik Iris Selimi dhe Françesko Vitobello vazhduan punën me futbollistët me disa ushtrime fizike. Skuadra vazhdoi me ushtrimeve aerobike e më pas lojtarët vijuan punën me top dhe me anën taktike. Në fundin e seancës, ata zhvilluan edhe një ndeshje mes tyre. Ndërkohë, lojtarët që luajtën ndaj Vllaznisë kryen disa vrapime e më pas u futën në ujë të ftohtë për të rigjeneruar forcat.

Në Durrës kanë mjaftueshëm kohë për t’u bërë gati për sfidën ndaj Skënderbeut. Teutën e pret një ndeshje e vështirë, ku të gjithë lojtarët janë mjaft të motivuar dhe shpresojnë që ta vijojnë me rezultate të mira dhe ta kalojnë dhe këtë pengesë. Durrsakët kërkojnë që t’i marrin një e nga një ndeshjet, sepse nuk mund të bëhen plane afatgjata, pasi fillimisht duhet të mendojnë të kalojnë me sukses Tërbunin. Duhet theksuar se atmosfera në grup është pozitive dhe të gjithë kanë besim se do t’ia dalin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edi Martini, trajner i Teutës, mendon se skuadra e tij meritonte me shumë në transfertën me Laçin, por gjithsesi e pranoi se mbërritja me

Nuk pati fitues në sfidën për një vend në zonën evropiane, atë mes Laçit dhe Teutës, pasi dy skuadrat ndanë nga një pikë, falë barazimit

Ish-lojtari i Kombëtares së Brazilit, Fred ka vendosur të bëjë një veprim të pazakontë.

Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino është solidarizuar me lojtarët e Bundesligës që demonstruan hapur vendosjen e drejtësisë për vrasjen

Futbolli në Itali ende nuk ka rinisur pas pandemisë por që tani klubet e mëdha kanë nisur luftën në distancë me njëra-tjetrën.

Rindizen shpresat e Barcelonës për të firmosur me Miralem Pjanic.

Eros Grezda u bë protagonist i ngjarjeje të shëmtuar në fund të gjysmëfinales së dytë të Kupës së Kroacisë mes Rijekas dhe Osijek që përf

Rikthimi i Superiores i jep mundësinë Teutës të mbyllë gabimet e fillimvitit, ku disa paraqitje të mira u ndërthurën dhe me disa rezultat

IFAB (Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit) vendosi të bëjë një ndryshim në rregulloren e futbollit.