Kukësi nuk e shpërdoron mundësinë për të marrë kreun e renditjes, me shansin që iu dha nga Tirana, që triumfoi 1-2 në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit. Nënkampionët në fuqi të Superiores fituan thellë 4-0 në “Elbasan Arena” përballë Teutës e tashmë kanë krijuar një epërsi prej dy pikësh me Laçin e Partizanin, që janë ndjekësit më të afërt.

Teuta tentoi të luante si e barabartë përballë verilindorëve, madje pati një mundësi të artë me Lorenco Vilën në minutën e 17-të, por gjuajtja e tij u kontrollua nga Xhika.

Nga porta e Kukësit, rreziku 5 minuta më vonë kaloi te zona e Tuetës, por finalizimi i Kristal Abazajt u ndal nga shtylla.

Në minutën e 36-të, kryesori Xhaja bën me shenjë për 11-metërsh në favor të Kukësit, për prekje të topit më dorë nga Rustem Hoxha, me gjithë protestat e durrsakëve. Nga pika e bardhë nuk gabon Vasil Shkurtaj, 1-0.

Tjetër 11-metërsh për skuadrën e Kukësit, sërish për prekje të topit me dorë brenda zonës nga Rustem Hoxha, që ndëshkohet me kartonin e kuq. Ashtu si në pjesën e parë, penalltinë e shndërron në gol Vasil Shkurtaj.

Me Teutën në inferioritet numerik, ndeshja nuk kishte më histori, në kohën shtesë Et’hemi realizoi golin e katërt pas 11-metërshit të tretë të dhënë në favor të Kukësit, 4-1.