Nga Prishtina tek Teuta, një transferim që dihej që në ditën e fundit të merkatos në Shqipëri, por që tashmë ka marrë trajta zyrtare pasi klubi durrsak ka prezantuar afrimin më të fundit në sulm, ganezin Basit Abdul Khalid.

23-vjeçari i cili në 3 sezonet e fundit ka qenë pjesë e Prishtinës u largua në ditët e fundit të merkatos nga klubi kryeqytetas për të firmosur me Teutën.

Këtë të hënë Khalid është prezantuar zyrtarisht nga drejtuesit e klubit durrsak në ambientet e stadiumit Niko Dovana.

Ganezi i cili në 3 sezone ka arritur të shënojë 30 gola me Prishtinën, konsiderohet një përforcim shumë i vlefshëm në sulm dhe do të jetë një alternativë shumë e mirë për trajnerin Bledi Shkëmbi.