Teuta prish kontratën me një tjetër qendërmbrojtës. Ka marrë letrat edhe elbasanasi Dajan Shehi, i cili në sezonin e fundit ka qenë i huazuar te Kastrioti.

Mbrojtësi ishte edhe dy vite nën kontratë me Teutën, por palët prishën marrëveshjen me konsensus. Shehi spikati me Kastriotin në sezonin e fundit, ndërsa si për ironi të fatit u dëmtua pikërisht në një ndeshje kundër Teutës, duke humbur kështu gjithë fazën e katërt.