Teuta-Skënderbeu kishte pak raste, por shumë moviolë. U dhanë 10 kartonë të verdhë, por u kursyen shumë të tjerë, megjithatë 3 janë rastet që kanë vend për diskutim. 

39′ Humor sportiv në “Niko Dovana”. Një goditje dënimi e Teutës nxjerr të gjithë lojtarët vendës në pozicion jashtë loje. E megjithatë, anësori Renato Malaj nuk ngre flamurin.

60′ Krosim i Avdylit nga goditja e këndit dhe vendësit kërkojnë prekje të topit me dorë nga Daja, por nuk është i këtij mendimi arbitri.

64′ Nikaç ka kontrollin e topit dhe kur futet në zonë, pengohet prej Pollozhanit. Faulli është i pastër, pasi mbrojtësi i Skënderbeut prek këmbën e sulmuesit të Teutës.

Loja vijon, ndonëse duhet të akordohej penallti për vendësit. Vendim i gabuar i Kreshnik Bajramajt.