Teuta-Tirana në finalen e Kupës për 100-vjetor, koha për të thyer barazimin historik

16/07/2020 - 15:20

Finalja e Kupës së Shqipërisë të këtij edicioni do të shohë përballë njëra-tjetrës skuadrat e Tiranës dhe Teutës, dy ekipe të cilat do të luftojnë për të bërë të tyrin një trofe që merr shumë rëndësi për faktin se të dy klubet festojnë 100-vjetorin e tyre.

Një shekull i kaluar mes përballjesh të shumta të të dy ekipeve të cilat e kanë parë edhe katër herë të tjera veten si rivale në finale e Kupës duke diskutuar për trofeun e dytë për nga rëndësia në vend. Tirana ka shkuar 25 herë në finale më parë dhe në 16 nga këto raste ka ngritur lart trofeun, një rekord në vendin tonë.

Në krahasim me bardheblutë, Teuta është më “modeste” me vetëm 9 prani në finale e 3 fitore. Por dy nga këto fitore i ka pikërisht ndaj bardhebluve. Teuta ka fituar finalen e Kupës përballë Tiranës në sezonet 1994-1995 dhe 2004-2005.

Pikërisht ai i vitit 2005 është trofeu i fundit që klubi bregdetar ka siguruar. Edhe Tirana ka shënuar 2 fitore ndaj durrsakëve në finale. E para është në sezonin 1993-1994, ndërsa e dyta është në edicionin 2002-2001.

Një barazim historic që lidh dy ekipet e që do të thyhet në fillimin e muajit gusht, në duelin që do të vërë përballë dy ekipet në finalen që do t’i japë fund këtij sezoni futbollistik të çudtishëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fitorja e bujshme 9-0 e Riedit, falë së cilës fitoi të drejtën e ngjitjes në Kategorinë e Parë, ka ngritur një pluhur shumë të madh në Au

“El Matador” Edinson Cavani është gati të përjetojë një etapë të re të karrierës së tij europiane.

Një numër i atletëve të Universitetit Shtetëror të Kolorados, në ekipin e futbollit amerikan, kanë thënë se janë udhëzuar të heshtin nëse

Tri ekipe të Kategorisë Superiore, që kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes në Ligën e Europës, kanë pak kohë për të përgatitur ndeshjen

Teuta siguroi për herë të katërt Kupën e Shqipërisë.

Teutës mund t’i largohet një tjetër lojtar i rëndësishëm.

“Hedh poshtë në mënyrë kategorike lajmin se jam takuar me drejtuesit e Juventusit duke i kërkuar atyre të shkarkojnë Sarrin.

Tjetër problem me racizmin në Angli. Këtë herë është përfshirë ish-mesfushori i kombëtares angleze, Keiron Dyer.

Abuzim me autoritetin, favorizim dhe presion janë disa nga akuzat që rëndojnë ndaj presidentit të FIFA Gianni Infantino, i cili prej një