Pak më shumë se një javë në nisja e kampionatit të Kategorisë Superiore, Teuta zgjedhur futbollistin që do të jetë kapiten i parë i ekipit.

Bëhet fjalë për Renato Arapin, që plotëson kriteret për këtë rol të rëndësishëm në organikën e “Djemve të Detit”.Është 32-vjeç, lider i mbrojtjes dhe ka staturën për të patur shiritin në krah.

Edhe pse është formuar si futbollist në Durrës, me skuadrat zinxhir të Teutës, vetëm në janar të këtij viti iu bashkua ekipit të parë, pas një përvoje të gjatë me skuadra të ndryshme në superiore (ka spikatur më së shumti te Besa dhe Skënderbeu), por edhe në Danimarkë dhe Turqi.

Në fakt, deri para eliminimit të Teutës nga Ventspils në Europa League, në skuadër kishte disa lojtarë me shumë përvojë, si Osmani, Bicaj, Hidi e Progni, për të gjithë u larguan nga Durrësi, pasi drejtuesit e panë të arsyeshme t’i besonin elementit të ri. Arapi është nga të vetmit veteranë të mbijetuar nga sezoni i kaluar.