Pas rikthimit të qendërmbrojtësit Rustem Hoxha, Teuta vijnë punën për të përforcuar prapavijën, teksa sot ka prezantuar një tjetër afrim në këtë repart.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë nga Maqedonia e Veriut, Blagoja Todorovski, i cili sot ka nënshkruar me klubin durrsak dhe ka pozuar me fanellën e re.

34-vjeçari ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës në 4 sezonet e fundit, duke zhvilluar edhe 118 ndeshje me kuqezinjtë, ndërsa tani do të vijojë karrierën në klubin durrsak.

Interesant është fakti se prezantimi i Todorovskit te klubi i Teutës, vjen pikërisht sot, kur mbrojtësi feston edhe përvjetorin e 34-t të lindjes.