Teuta zbret në fushë për të nisur përgatitjet në prag të ndeshjeve të turit të parë të Ligës së Kampioneve, që do të luhen më datat 6 ose 7 korrik.

Deri më tani klubi nuk ka konfirmuar zyrtarisht asnjë largim, paçka pse pritet që të ketë disa lojtarë që nuk do të vazhdojnë aventurën.

Drejtuesit po negociojnë me klubin kroat të Lokomotivës së Zagrebit, në mënyrë që të marrin në formë huazimi për Ligën e Kampioneve fantazistin Sherif Kallaku.

Nuk është çudi që lojtari që shkëlqeu me Teutën për dy sezone radhazi të jetë sot i pranishëm në stërvitje. Në të njëjtën kohë klubi po punon për blerjen e një sulmuesi me peshë.