Tifozët e Lacios skandalozë, racizëm ndaj yllit të ekipit

09/12/2018 - 20:35

Vetëm pak muaj më parë Milinkoviç Saviç ishte mbreti i Lacios, me i kërkuari në treg dhe transferimi i tij u ndal vetëm nga kërkesat e ekzagjeruara të presidentit Klaudio Lotito, i cili kërkon 150 milionë euro. Megjithatë, tashmë dashuria ka marrë fund dhe po kthehet në urrejtje.

Situata te Lacio është kaotike dhe ambienti shumë negativ. Curva Nord, tribuna e tifozerisë ultras të Lacios, është e zhgënjyer nga paraqitjet e ekipit dhe mbi të gjitha në qendër të kritikave është mesfushori serb, i cili këtë sezon ka luajtur shumë dobët dhe duket se qëndrimi te Lacio është marrë kundër dëshirës së tij.

Në fakt, Milinkoviç Saviç nuk ka thënë kurrë asgjë për ndonjë dëshirë largimi dhe përkundrazi, po bisedon edhe për rinovim kontrate, sipas mediave në Itali. Gjithsesi, kjo nuk e ka frenuar nervozizmin e tifozëve dhe dje u kalua masa, sepse në tribunë u shfaq një parullë skandaloze dhe injorante: “Milinkoviç cigan”.

Racizëm i pastër ndaj yllit të ekipit, një sjellje absurde dhe e pafalshme, që shkatërron moralisht lojtarin dhe e bën të kërkojë largimin, ndërkohë që Lacio humbet miliona euro, sepse qartësisht klubet që duan mesfushorin nuk ofrojnë më 100 milionë e lart, duke parë momentin delikat të Lacios, që do të detyrohet ta shesë që në janar, para se çmimi të zbresë në shifra qesharake.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Renato Arapi duket se i ka dhënë fund dilemave, duke zbuluar kështu të ardhmen.

Gerhard Progni e nisi këtë sezon si futbollist i Partizanit me të cilët zhvilloi madje dhe ndeshje në kampionat megjithatë nëse aty ishte

Rrufe në qiell të pastër. Anulohet shitja e Latif Amadu te Shakhtyor Soligorsk në kampionatin bjellorus.

Kompania Suning, njëkohësisht pronarët e Interit po punojnë fort për të sjellë një biznesmen tepër serioz dhe të fortë për të marrë aksio

Armando Sadiku kthehet te Lugano në Superligën e Zvicrës, ekip ku luajti për herë të fundit në elitën e futbollit helvet para se të niste

Mick Schumacher, djali i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, është gati t’i bashkohet skuadrës italiane të Ferrar

Milani ishte në ndjekje të bomberit të Genoas Kriztozof Piatek por së fundmi gjerat morën tjetër rrjedhë.

Mbrojtësi i Teutës, Ditmar Bicaj ka folur për fazën përgatitore, ndeshjet miqësore, objektivat e skuadrës si dhe çështjen titull.

Një episod i rëndë ku u përfshi piloti rus Andrey Karginov ndodhi në gjatë një gare në Dakar 2019.

Për Sami Khediran sezoni aktual pritet të jetë i fundit me Juventusin.