Që nga koha kur Antonio Conte mori drejtimin e Interit, shumë tifozë të Juventusit nuk e pritën mirë këtë, duke ditur se tekniku italian është një legjendë e bardhezinjve.

Konte ka dhënë shumë si futbollist por edhe si trajner për “Zonjën e Vjetër”, dhe si pasojë e kësaj është vendosur një yll për të në stadiumin “Allianz”.

Por, tifozët të mërzitur që tekniku mori drejtimin e rivalëve të tyre të përjetshëm, i kishin kërkuar klubit ta hiqte atë yll. Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, presidenti i bardhezinjve, Andrea Anjeli e ka marrë vendimin për sa i përket kësaj cështje.

Numri 1 i Juventusit ka thënë se nuk dëshiron ta heqë atë, për shkak se sukseset e Kontes me kampionët e Italisë nuk mund të lihen kurrë mënjanë.