Tefik Osmani mbetet një personazh i thumbuar në futbollin shqiptar, jo vetëm në fushën e lojës. Të shumta ishin reagimet në këtë merkato, kur ai zgjodhi të largohej nga Skënderbeu, ndërkohë që akoma më shumë furtunë shkaktoi deklarata e tij, ku thoshte se ndihej i tradhtuar nga klubi korçar.

Në një foto të postuar në Facebook, Osmani poston një njeri që qëndron i vetëm në një varkë në mes të detit, ku gjendet i rrethuar nga shumë peshkaqenë, duke lënë të nënkuptohet diçka. Por, ajo që bie në sy është komenti i një tifozi korçar, të cilit vetë Osmani i ka replikuar.

“Do ngelesh lojtari më i urryer për tifozat e KF Skënderbeu, u tregove tradhtar, e le ekipin në baltë. Edhe pse ti do ishe i pari që do pranoje edhe me ulje rroge sepse ke detyrime se je korçar”, shkruan tifozi në postimin e Osmanit.

Por, ndërkohë, nuk ka vonuar reagimi Osmanit, i cili në këtë koment replikon: “Ky është mendimi yt, ke të drejtë ngaqë nuk i di të gjithë. Është njësoj si të them unë ty, pse jeton në Tiranë kur je korçar.”