Tirana fiton ndaj Teutës në Durrës, pikë shprese për mbijetesën

14/04/2019 - 21:53

Tirana ka bërë një hap para këtë fundjavë, duke fituar 3-1 në Durrës ndaj Teutës vendase, një triumf që do të qetësojë disi ujërat e trazuar në të cilët lundronte, të paktën përkohësisht edhe pse jo matematikisht.

Fitorja e thellë në “Niko Dovana” sigurisht iu përmirëson golavarazhin bardhebluve kryeqytetas, por jo renditjen në tabelën e klasifikimit të Kategorisë Superiore pas javës së 29 të saj.

Oduamadi i dha epërsinë kryeqytetasve, ndërsa Hasani dyfishoi me qetësi brenda zonës. Bregdetarët rihapën sfidën me Kamara, por goli nga distanca i kapitenit bardheblu, Karabeci, iu siguroi 3 pikë miqve.

Tashmë mbijetesa duket disi më afër, duke qenë se distanca me Kastriotin e vendit të parafundit është thelluar në 6 pikë, pikërisht për shkak të fitores në Durrës të bardhebluve shoqëruar me humbjen e krutanëve në Korçë.

Skënderbeu arriti ndaj tyre një fitore me vlera, në një ndeshje ku “ujqërit e dëborës” shënuan plot 4 herë. Muzaka, Oto Xhon dhe dy herë Krasniqi ndëshkuan ekipin krutan, që mbetet i parafundit në Superiore, një vend që të zbret në kategorinë inferiore.

Ndërkohë, për Skënderbeun, Europa është 4 pikë larg. Më herët u luajtën edhe takimet Kukësi-Flamurtari 1-2 dhe Luftëtari-Laçi 1-0.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tjetër kapitull në ndeshjet e trukuara në kampionatin spanjoll.

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në këtë periudhë të nxehtë merkatoje.

Një incident i rëndë u regjistrua në ndeshjen e djeshme mes Serbisë U-21 dhe Austrisë U-21 të vlefshme për Kampionatin Europian të 21-vje

Iu bashkua Teutës në muajin janari, si një nga afrimet më të bujshme, por eksperienca e Armando Vajushit me bregdetarët zgjati vetëm pak

Pasi përfundoi periudhën e huazimit te Lugano, Armando Sadiku nga grumbullimi i kombëtares shqiptare bëri me dije se pas pushimeve do të

Ende pa e bërë prezantimin e tij, media italiane jep detaje se Mauricio Sarri ka pranuar Juventusin, por ndërkohë ka bërë vetëm dy kërkes

Kleis Bozhanaj është talenti shqiptar që kanë përfunduar në listën e dëshirave nga skuadrat më të mëdha europiane.

Mohamed Salah ka refuzuar shansin për t’iu bashkuar Realit të Madridit dhe Juventusit këtë verë, por ai do të marrë në konsideratë të ard

Bledi Shkëmbi është i lumtur që pas një sezoni të suksesshëm në krye të Teutës u shpërblye nga drejtuesit me rinovim të kontratës.Trajner