Tirana fluturon në krye! Fili nderon Luftëtarin, paqe në Durrës

14/09/2019 - 20:39

Tirana ecën me hap kampioni në këtë fillim sezoni. Bardheblutë koleksionojnë suksesin e radhës duke mposhtur 3-1 Skënderbeun dhe ngjiten përkohësisht në krye të tabelës së renditjes në pritje të ndeshjes që Kukësi do të luajë të dielën. Në takimin e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, bardheblutë kanë dominuar rivalin, teksa kanë realizuar golin e parë me anë të anglezit Majkëll Ngo në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Në 45 minutat e dyta bardheblutë vuajnë t’i vënë kapak sfidës dhe i japin mundësinë Skënderbeut të reagojë, me korçarët që barazojnë në të 66-ën me anë të Pollozhanit. Por Tirana nuk dorëzohet dhe karta fituese për Memën është edhe njëherë Grent Halili, që i futur si zëvendësues, gjen golin e avantazhit në të 85-ën pas një gjuajtje të saktë me kokë. Për ta vulosur përballjen mendoi Hoxhallari me golin e tij në minutën e 90-të. Tirana ngjitet në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Skënderbeu pas 4 javësh mbetet me 6 pikë teksa ka pësuar dhe humbjen e dytë radhazi.

Teuta dështon të mbajë hapin e Tiranës. Në takimin e luajtur në “Niko Dovana”, “djemtë e detit” janë ndalur në një barazim 0-0 me Vllazninë. Shkodranët, që luajtën nga minuta e 53-të me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Ramadanit, bënë rezistencë dhe arritën të shkëpusin një pikë në këtë transfertë të vështirë. Teuta do të ngjitet e dyta me 8 pikë, ndërsa Vllaznia do të sigurojë pikën e pestë.

Dy herë Fili dhe Luftëtari gjen fitoren e parë në këtë kampionat, teksa ka mposhtur Flamurtarin në derbin e madh të jugut, por që ishte dhe derbi i skuadrave me 0 pikë në tabelë. Në Gjirokastër, pjesa e parë mbyllet pa gola, ndërsa emocionet ishin rezervuar për pjesën e dytë.

Fili çel rezultatin në të 53-ën pasi ekzekuton saktë një penallti, ndërsa Flamurtari do të reagojë dhe do të barazojë në të 72-ën me anë të Xhevahir Sukajt. Por të zotët e shtëpisë do të sigurojnë tre pikët, kur Fili shënon in-extremit golin e dytë personal dhe të fitores për Luftëtarin, që ngjitet në kuotën e 3 pikëve, ndërsa Flamurtari ende nuk e ka shijuar pikën e parë në këtë kampionat.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka kritikuar ashpër stilin e lojës së Manchester Unitedit në barazimin 1:1 të dielën, duke thënë

Janë mbyllur ndeshjet e javës së tretë të superligës në basketboll meshkuj ku eipi i Vllaznisë kryeson me 6 pikë të plota.

Në ndeshjet e kampionatit U-19 ka pasur shpesh përleshje mes lojtarëve apo dhunë ndaj arbitrave, por ndodh rrallë që këto fenomene negati

Mançester Siti po përgatitet për një ofertë faraonike për të arritur një marrëveshje të re për rinovimin e kontratës së Rahim Sterlingut.

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, mund të emërohet në stolin e Barcelonës në fund të këtij sezoni.

Manchester United po përgatitet për të pritur një tjetër ofertë blerjeje nga Familja Mbretërore Saudite, një ofertë kjo që ka një vlerë m

Kapiteni i Teutës, Renato Arapi beson se durrsakët të cilët kryesojnë renditjen, kanë pse të kërkojnë që të mbajnë këtë pozicion deri në

Mbrojtësi i Teutës, Blagoja Todorovski, shkëlqeu në ndeshjen e së premtes ndaj vlonjatëve.

Lajm i bujshëm nga Italia: Juventusi është duke vëzhguar nga afër mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.