Titulli i tetë radhazi ka mpion pritet që të vi het në vitrinën e museut të Juves, por ndërsa gara në kampionat ka përfunduar për bardhezinjtë, për drejtuesit e klubit është koha për të bërë bilancet financiare. Në Torino, së bashku me festën që pritet të bëhet siç e do tradita në javën e fundit të kampionatit, presin që përveç trofeut të arkëtojnë edhe paratë që do të vijnë nga Federata Italiane e Futbollit.

“Zonja e Vjetër”, përveç fitimeve personale që u sjell stadiumi privat, sponsorët e shumtë që janë shtuar edhe më tepër pas mbërritjes së Kristiano Ronaldos si dhe fitimeve nga udhëtimi në Champions (shifra pritet të jetë 90-95 milionë euro), do të arkëtojnë edhe 112 milionë euro, pas fitores së kampionatit. Shumica e kësaj shume do të vijë nga e drejta televizive, e cila sipas ligjit të ri për sezonet 2018-2021 do t’i garantojë Juventusit 85.3 milionë.

Kjo shumë vjen si rrjedhojë e disa kritereve që duhen ndarë 1.2 miliardë eurot në dispozicion të kontratës vjetore: 28.8 milionë i fitojnë të gjitha skuadrat në mënyrë të barabarta, ndërkohë që Juventusi arkëton 23.7 milionë të tjera, si skuadra që ka më shumë tifozë në Itali (20 për qind e vlerës); 5.5 milionë euro të tjera si rrjedhojë e ligjit se në dekadën e fundit që konfirmohet skuadra me më shumë tifozë në Itali dhe audiencën mesatare më të madhe në stadium; 11 milionë euro të tjera për arritjet sportive në 5 vitet e fundit dhe 15 për qind të vlerës së ndarjes së barabartë mes skuadrave, e thënë ndryshe 16.4 milionë euro të tjera, për arritjen në sezonin e fundit.

Në total bëjnë 85.3 milionë, të cilave u shtohen 23.2 milionë euro nga sponsorat e federatës për kampionen. Ndërkohë, po nga federata do të vijnë në fund të sezonit edhe 3.5 milionë nga fitorja e Superkupës së Italisë, për një total prej 112 milionësh, që do të hyjnë të freskëta në arkat e bardhezinjve.