Todorovski: Teuta e meriton kreun

21/10/2019 - 09:51

Mbrojtësi i Teutës, Blagoja Todorovski, shkëlqeu në ndeshjen e së premtes ndaj vlonjatëve. Titullari i durrsakëve u shpreh i kënaqur për tri pikët ndaj Flamurtarit. Ai shprehet që ekipi duhet të qëndrojë me këmbë në tokë dhe t’i marrë ndeshjet një e nga një.

FITORJA – “Ishte një fitore e merituar nga ana jonë. Një fitore që për ne ishte shumë e rëndësishme për vazhdimësinë. Komplimente djemve dhe jam i lumtur gjithashtu për tifozët. Duke parë cilësitë që kemi në skuadër dhe punën e palodhur të stafit teknik, jemi në rrugë të mbarë. Tashmë shoh një skuadër plot grintë”.

PRESION – “Presioni ishte i brendshëm te lojtarët. Në pjesën e parë ishim pak “të ftohtë” dhe nervozë, por më pas erdhi goli dhe bëmë një paraqitje fantastike. Ruajtëm rrjetën e paprekur, diçka që është shumë e rëndësishme për faktin edhe sepse ia bëmë të vështirë kundërshtarit të na sulmojë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu”.

LAÇI – “Ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm në çdo ndeshje, prandaj dhe në takimin e radhës në Laç duhet të jemi shumë seriozë dhe të mos i lejojmë vetes asnjë gabim. Nuk duhet të nënvlerësojmë asnjë kundërshtar, pavarësisht renditjes që ka në tabelë”.

KREU – “Vendi i parë është plotësisht i merituar, por ka edhe shumë javë nga përfundimi i sezonit. Ka ende dhe shumë rrugë deri në fund të kampionatit dhe duhet të jemi me këmbë në tokë. Pavarësisht se e dimë që vendi i parë të jep titullin, mendoj se kemi ende rrugë të gjatë përpara. Dëshira është e madhe, ndaj kemi nisur të rikuperojmë dhe të vlerë sojmë në maksimum çdo ndeshje”.

AMBIENTIMI – “Jam përshtatur që në fazën përgatitore. Stafi dhe shokët ma bënë shumë të lehtë. Nuk i trembem konkurrencës, përkundrazi, e vlerësoj shumë. Siç përmenda më sipër, e rëndësishme është që ekipi të ecë me fitore, pastaj kush do të luajë ta vlerësojë stafi në bazë të formës së lojtarit”, deklaroi Todorovski.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sulmuesi pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit me Liverpulin ndaj Sitit, dhe kjo e ka detyruar atë të qëndrojë larg fushave të blerta, du

Himni i Francës është vërshëllyer masivisht nga të gjithë të pranishmit në stadiumin e ri kombëtar.

Pas pauzës për shkak të Kombëtareve, do të rikthehet këtë fundjavë Kategoria Superiore, teksa do të zhvillohen përballjet e javës së 13-t

E godet topin me aq forcë sa mundej, por këput një ndriçues në tribunë, që për pak mund të kishte shkaktuar ndonjë viktimë mes tifozëve.

Ka luajtur që në fëmijëri te Vllaznia dhe kontributi i tij nuk do të harrohet, por Uendi Vecaj tashmë luan për Teutën.

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për trajnerin e Kombëtares, Edi Reja!

Kosova dhe Anglia zhvilluan mbrëmjen e djeshme ndeshjen e fundit kualifikuese, aty ku anglezët arritën të fitonin me rezultatin 0-4.

Shqipëria nuk arriti ta mbyllte fushatën kualifikuese për në Europian me një rezultat pozitiv, duke u mundur me shifrat 0-2 nga Franca.

Në takimin Juventus-Milan, më shumë sesa fitorja që u mundësoi bardhezinjve kthimin në majën e renditjes, u komentua zëvendësimi i Kristi