Totenhemi kaloi mes vështirësive në turin e dytë të Ligës së Europës teksa mposhti në transfertë me rezultatin 1-2, bullgarët e Plovdiv.

Ndërkaq, në turin e tretë të kompeticionit, anglezëve iu takon të luajnë sërish në transfertë, këtë herë më datë 24 shtator përballë Shkëndijes së Tetovës që drejtohet nga trajneri Ernest Gjoka.

Ndërkohë, i pyetur pas ndeshjes për kundërshtarët tetovarë, tekniku i londinezëve, Hoze Murinjo u shpreh se nuk di asgjë për kundërshtarin, por e di se e pret një takim i vështirë.

“Nuk di asgjë për Shkëndijën. As nuk dija për Plovdivin. Tani kemi përpara ndeshjen në Angli dhe më pas do të nisim të përgatisim përballjen për në Maqedoni. Ajo që di me siguri është që do të jetë shumë e vështirë. Në turet me tek ndeshje, është e vështirë pasi luhet gjithçka në 90 minuta”, deklaroi Murinjo për mediat angleze pasi ndeshjes me Plovdivin”, u shpreh Murinjo.