Pritej një trasnferim tek Manchester United, por argjentinasi Paulo Dybala është shumë pranë kalimit tek Tottenham Hotspurn.

Sipas Sky Italia dhe Daily Mail, të dy ekipet kanë rënë dakord që 25-vjeçari të kalojë në Premier League për shifrën e 62 milion paundëve (70 milion euro).

Dybala tani duhet të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë, megjithëse ai është më i lumtur të qëndrojë në Torino, ndërsa Mauricio Pochettino dëshiron që marrëveshja të mbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në këto ditë të mbetura, Tottenahm synon edhe transferimin e Coutinhos. Braziliani nuk është më në planet e Barcelonës dhe po kërkon një ekip të ri.

Për 27-vjeçarin që është në kërkim edhe Arsenali, por Tottenham duket destinacioni më i mundshëm sipas mediave spanjolle.