Totti: Sot do të vleja 200 milionë euro po të luaja akoma

14/02/2018 - 12:40

Francesco Totti ka folur për merkaton dhe shifrat e çmendura që shpenzohen në ditët e sotme, për afriminin e lojtarëve kampionë. Ish kapiteni i Romës, ndonëse u tërhoq nga futbolli i luajtur vetëm në qershorin e kaluar, mendon se kartoni i tij do të kushtonte shumë shtrenjtë, nëse do të ishte disa vite më i ri.

"Mendoj se me këto shifra që shpenzohen, nëse unë do të isha pjesë aktuale e futbollit, do të kushtoja rreth 200 milionë euro. Tani nuk gjen më lojtarë si unë, apo De Rossi, që qëndrojmë përjetësisht në një skuadër, sepse gjithçka është bërë biznes dhe lojtarët ikin aty ku fitojnë më shumë", u shpreh kapiteni i Romës.

Francesco Totti foli edhe për marrëdhënien e tij me Luciano Spallettin, ndërsa komentoi edhe merkaton e Romës e shifrat e shpenzuara nga verdhekuqtë.

"Me Spallettin kam një marrëdhënie mjaft të mirë. As nuk jemi zënë dhe as nuk besoj se do të zihemi ndonjëherë. Kemi respekt reciprok për njëri-tjetrin. Sa i përket merkatos së Romës, edhe unë do të doja të shpenzonim shifra marramendëse, pasi për të fituar duhen lojtarë kampionë. Por, buxhetin e vendos presidenti dhe puna jonë është të bëjmë ekip konkurrues, me aq sa kemi në dispozicion", u shpreh Francesco Totti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Itali prisnin një tjetër rezultat dhe sidomos një tjetër paraqitje të Juventusit në 1/8 e Champions.

Cristiano Ronaldo nuk ishte në formën e tij optimale ndaj Lionit, dje në mbrëmje.

Koronavirus vë në rrezik real fillimin e këtij sezoni të Formula 1.

Nuk ka më asnjë dyshim, Kalidou Koulibaly do të luajë në radhët e PSG-së duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Një futbollist i Pianese, skuadër kjo që militon në Serie C italiane ka rezultuar pozitiv në testin për Coronavirus.

Ish-kampionia e Europës në vitin 1986, Steaua e Bukureshtit, nuk po fiton në kampionatin rumun që prej tri ndeshjes dhe kjo sipas preside

Prestigjozja franceze L’Equipe ka zbuluar një tjetër episod konflikti midis PSG-së e Neymarit.

Tifozët e Bajernit vazhdojnë fushatën e tyre “20splenty” dhe dërguan një tjetër mesazh nga “Stamford Bridge”, për çmimet shumë të shtrenj