Michel Mommertz një ish-lojtar i njohur në Hollandë në datat 2 dhe 7 prill ka vizituar akademinë e futbollit "Shqiponjat" në Durrës.

Mommertz ka implementuar strategjinë dhe programet për zhvillimin e futbollit për të rinjtë me metodën koherente. Lëvizja teknike e futbollit, zhvillimi i të menduarit së bashku në futboll, është një metodë risi në Shqipëri.

Mommertz e quan fantastike punën stërvitore me djemtë e akademisë “Shqiponjat”. Sipas tij, ka shumë talente të cilët do ta kthejnë në një akademi profesioniste Olympic Park Durrës.

"Djemtë janë gati të stërviten dyfishi i asaj që iu kërkohet dhe për mua ishte një zbulim i këndshëm. Ishte me të vërtetë fantastike për të punuar me ta. Sa për të ardhmen, djmetë si këta, duke pasur parasyshë që academia është funskionale prej disa muajsh, është e mrekullueshme ajo që kemi arritur" shprehet ndër të tjera ish-lojtari i njohur hollandez.