Trajneri i shumëkërkuar i Lajpcigut bën për spital asistentin

14/12/2019 - 18:04

 Julian Nagelsman është një nga emrat më interesantë që ofron aktualisht trajningu botëror. Gjermani 32-vjeçar mahniti në drejtimin e Hofenhajm e tani edhe në atë të Lajpcig, duke u bërë një nga emrat më të kërkuar e monitoruar nga klubet e mëdhenj në kontinent.

Por kushdo që të firmosë në të ardhmen me trajnerin e apasionuar pas teknologjisë, duhet të mendohet mirë edhe për hobin e tij që të zbresë vetë në fushë në stërvitje bashkë me asistentët dhe të shpjegojë taktikat në lojërat që zhvillon para skuadrës.

Kjo, për faktin e thjeshtë se Nagelsman së fundmi ka bërë për spital asistentin e tij, duke shpjeguar një nga këto ushtrime.

“Po luanim dy kundër dy dhe ai bllokoi një goditjen time të fortë me qafën dhe kokën, në vend që ta bënte me këmbë’, u justifikua sot Nagelsman para gazetarëve duke treguar incidentin që kishte ndodhur me video-analistin e skuadrës, Benxhamin Glyk.

Trajneri më pas e kishte dërguar vetë me makinë kolegun e tij në spital ku i ishte diagnostikuar një dëmtim nervor. Sigurisht, ai ishte lënë pushim në këtë javë, mes ndjesës të Nagelsman për këtë dëmtim të çuditshëm që vjen si pasojë e hobit të teknikut.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deri në 15 milionë paund do të arrijnë në total shpërblimet e lojtarëve të Mançester Sitit në rast të një triumfi në Champions këtë sezon

Kriza e shkaktuar nga pandemia botërore tani ka goditur edhe futbollin. Shumë klube janë në vështirësi, përfshirë këtu edhe Arsenalin.

Jorge Messi, babai i “yllit” të Barcelonës, Lionel Messi, ka zbarkuar zyrtarisht në kryeqedrën e Lombardisë, Milano, që e ka përzgjedhur

Kampionët e Kosovës Drita, janë shtangur nga një lajm i papritur nga Ambasada e Zvicrës.

Sherif Kallaku nuk është më pjesë e Teutës, pasi do të vazhdojë karrierën me Lokomotivën e Zagrebit.

Futbolli holandez do të eksperimentojë një vendim historik që mund të ndryshojë përgjithmonë fytyrën e këtij sporti.

Maska në vendet publike, udhëtime vetëm me avionë privatë, ndalet në mënyrë kategorike shkëmbimi i fanellave.

Inter harron deklaratat e Contes, lë pas tensionin e fund sezonit dhe rikthehet fitues në Europa League, turne që dëshirojnë ti shkojnë d

Ashtu siç edhe lajmëroi Administratori i Interit Giuseppe Marotta në prag të ndeshjes së djeshme ndaj Getafes, sot ka ardhur edhe komunik

Atalanta mbylli një tjetër sezon mjaft të suksesshëm në kampionatin italian, ku ndryshe nga një vit më parë, këtë herë siguroi pjesëmarrj