Trajneri i Turqisë, si në të gjithë territorin turk, e ka përqendruar vëmendjen më së shumti te situata që është krijuar në kufi sesa në atë që ndodhi përgjatë 90- minutëshit.

Teksa ka pranuar se skuadra e tij ka pasur mangësi të theksuara, ka kërkuar vëmendje për çfarë po ndodh në territorin që rrethon kufijtë turk.

“Kemi pasur mangësi të theksuara, por ato i superuam me dëshirën që patën futbollistët për të bërë mirë dhe për të marrë atë që deshëm. Nuk do të bëj asnjë analizë dhe do të mendojmë sa më shpejt që të harrojmë këtë ndeshje stresuese dhe të vështirë përpara publikut tonë, për të menduar sa më shpejt për Francën. Kur shohim se çfarë po ndodh përreth, nuk mund të ndalem shumë te ky 90-minutësh, por mendimet tona shkojnë për martirët. I putha lojtarët në ballë pas ndeshjes dhe jemi të gjithë me mendimin tek ajo që po ndodh në vendin tonë”, ka deklaruar trajneri i Turqisë, Senol Gynesh, në konferencën për shtyp.