Trajneri portugez tregon “çelësin” e suksesit: I vendosim lojtarëve një byzylyk elektronik për gjumin

14/09/2019 - 15:18

Benfika po kalon një periudhë të mirë, teksa në 4 ndeshjet e para ka arritur të grumbullojë 9 pikë, duke u renditur në vendin e dytë në kampionat, me vetëm 1 pikë pas Famalikaos.

Forma e mirë e ekipit portugez i ka habitur të gjithë dhe trajneri i ekipit tregon sekretin e kësaj.

Në një intervistë trajneri Bruno Leixh është shprehur: “Ekziston një byzylyk elektronik i cili kontrollon gjumin. Në këtë mënyrë ne i detyrojmë lojtarët tanë të qëndrojnë në shtëpinë e tyre dhe të nesërmen bashkohemi përsëri si skuadër.  Përjashtim këtu bëhen, kur janë ndeshjet e kombëtareve. Ka trajnerë që i lejojnë lojtarët e tyre që të pinë ndonjë gotë verë në prag të ndeshjeve. Por e vërteta është se ju fitoni dhe humbni në fushë jo jashtë saj”, u shpreh portugezi.

Kjo duket se ka dhënë një efekt të mirë te Benfika, të cilët në 10 ndeshjet e fundit kanë arritur 9 fitore dhe vetëm 1 humbje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

I kënaqur për pikët por edhe për lojën që zhvilloi skuadra e tij në pjesën e dytë.

Teuta bën detyrën, mposht 1-0 Flamurtarin e vendit të fundit në Elbasan Arena dhe ngjitet përkohësisht e vetme në krye të Kategorisë Supe

Juventusi ka ndjerë efektin e blerjes së Cristiano Ronaldos jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në marketing, pasi ka rritur ndjeshëm sh

Robert Levandovski është padyshim një nga sulmuesit më të mirë të momentit në rolin e tij.

Një thesar i vërtetë, si askush në Europë.

Ish-trajneri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, është akuzuar nga një menaxher që akuzohet për korrupsion, se ka trukuar një ndesh

Milani dhe Interi shkojnë përpara sëbashku, shumë kompaktë dhe me objektivin për të ndërtuar stadiumin e ri në zonën ku ndodhet aktualish

Ishin bërë të shpeshta, thuajse të zakonshme, grabitjet e shtëpive të futbollistëve në Madrid në kohën që këta të fundit ishin duke zhvil

Kampioni shqiptar i shtangës, Briken Calja, ka akuzuar ashpër nëpërmjet një reagimi  në rrjetet sociale institucionet shqiptare, që vazhd

Lionel Mesi ditën e djeshme, ka marrë çmimin “Këpuca e Artë”, të cilin e fitoi sezonin e kaluar.