Teuta fitoi me rezultatin 3-1, madje duke përmbysur disavantazhin ndaj Vllaznisë që nuk zgjati më shumë se 10 minuta në “Niko Dovana”, në sfidën e zhvilluar ditën e dielë.

Por, Teuta ka një transfertë delikate dhe durrsakët e Martinit synojnë që të mos i largohen zonës së Europës. Teuta në këtë fundjavë do të luajë në transfertë me Skënderbeun. Synimi janë 3 pikët, ndërsa trajneri Edi Martini, do të jetë me sy e veshë nga infermieria.

Rubin Hebaj me grip nuk u sakrifikua për sfidën ndaj Vllaznisë, ndërkohë që kapiteni dhe një nga lojtarët me më shumë eksperiencë në mbrojtjen e Teutës, Renato Arapi do të jetë gati me 100% në ndeshjen që luhet në Korçë. Me dy titullarë më shumë, durrsakët do të jenë “top”, jo vetëm për 11-shen e parë, por edhe për 18-shen.