Transfertat një “makth” për Teutën, durrsakët nuk fitojnë prej sezonit të kaluar

20/11/2019 - 13:44

Teuta do të udhëtojë ditën e diel drejt Shkodrës për të sfiduar në “Loro Boriçi”, Vllazninë. Të besuarit e trajnerit Bledi Shkëmbi nuk po kalojnë një periudhë pozitive teksa në katër ndeshjet e fundit nuk njohin fitore, duke regjistruar tre barazime dhe një humbje.

Ndërkohë, edhe realizimi i golave është një problem më vete pasi durrsakët e kanë gjetur rrugën e rrjetës në këtë sezon vetëm tetë herë dhe më keq ka bërë vetëm Luftëtari i vendit të parafundit.

Mbase ndërprerja e kampionatit ka ardhur në momentin e duhur për “Djemtë e Detit”, si një mënyrë për të riparuar gabimet e ndeshjeve të fundit. Por, në Shkodër, Teuta duhet t’i trembet një tjetër statistike.

Durrsakët nuk fitojnë larg shtëpisë prej sezonit të kaluar teksa më datë 12 maj, mposhtnin në Korçë, Skënderbeun. Prej atij momenti, Teuta nuk ia ka dalë të marrë pikët maksimale në transfertë, ndërsa në këtë sezon në transfertë kanë grumbulluar katër pikë, falë katër barazimeve, ndërsa në bilanc janë edhe dy disfata. Megjithatë, durrsakët shpresojnë ta kalojnë këtë “makth” në Shkodër, përballë Vllaznisë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Cristiano Ronaldo vijon t’i mungojë fushave të futbollit për shkak se vijon të jetë i infektuar me COVID-19.

Pasi njoftoi tërheqjen nga futbolli i luajtur, Daniele De Rossi ka vendosur t’i futet rrugës së trajningut dhe po vijon të studiojë e të

Aventura e Blerim Xhemajlit në Kinë përfundon pa nisur, ose më sakëtsisht pas 8 muajsh të çuar dëm.

Pas vendimit drastik për mbylljen e stadiumeve, për shkak të pandemisë, tifozët holandezë, kishin gjetur një mënyrë tjetër komode për t’i

Futbollisti i Teutës, Fabian Beqja u detyrua t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale pasi pësoi një dëmtim.

Me Zhoze Murinjon nuk ka rrugë të mesme, ose e dashuron, ose e urren. Kjo vlen edhe për lojtarët që kanë punuar me të.

Teuta meriton notën 10 në këtë merkato në bazë të përforcimeve që ka bërë ekipi blu.

Teuta është gati, e vetmja gjë që pret tashmë është nisja e kampionatit.

Suksesi në transfertë përballë Dinamo Kiev i jep Juves më shumë qetësi përpara sfidës kundër Barcelonës në “Allianz Stadium”.

Mes shumë temave, për të cilat Gerard Piqué foli në intervistën e tij të gjerë me “La Vanguardia”, ishte edhe ajo që ndodhi me Leo Messin