Vetëm pak ditë më parë Hapoel Kfar Saba, zyrtarizoi afrimin e Sadiq Atanda, por nuk ndalen me kaq. Izraelitët kanë firmosur me një lojtar tjetër nga Kategoria Superiore.

Bëhet fjalën për sulmuesin anësor, Bubakar Traore, cili sezonin e fundit u aktivizua me Teutën, me të cilët zhvilloi edhe një sezon të mirë.

21-vjeçari ka firmosur kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, me skuadrën e sapo ngjitur në elitën e futbollit izraelit.

Traore zhvilloi 23 ndeshje me durrsakët, dhe arriti të shënojë tre gola, për të tani nis një aventurë e re, ku shpreson të ketë të njëjtën ecuri si me Teutën.