Kukesi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Bylisin në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Kategorinë Superiore.

Verilindorët e nisën shumë keq ndeshjen, teksa Bylisi krijoi disa raste të rrezikshme, teksa në minutën e 26’, ishte Stojanoviç që kaloi ballshiotët në avantazh në minutën e 26; Ky avantazh zgjati vetëm 13 minuta, pasi në minutën e 39’, Ibraimi gjeti golin e barazimit.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi përsëri me ballshiotët më të rrezikshëm, të cilët goditën traversën në minutën e 46’ me Carkanjin. Ishte Eze që shënoi golin e përmbysjes në minutën e 56’, pas një krosimi perfekt nga Ibraimi. Me këtë fitore Kukësi shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e 4-t, ndërsa Bylisi mbetet në kuotën e 12 pikëve në vendin e parafundit.