Ende pa u mbushur një vit nga vdekja e futbollistit Davide Astorit, futbolli italian është tronditur sot nga një tjetër tragjedi. Sipas raportimeve në mediat italiane, futbollisti 19-vjeçar Fabiano Koluçi është gjendur pa jetë në rrethana misterioze. 

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i tij "Martina Calcio 1947" përmes një komunikate zyrtare. Kufoma e të riut është gjetur në garazh nga vëllai i vogël, i thirrur nga kapiteni i skuadrës që po priste jashtë shtëpisë Fabianon.

Sipas hipotezave të para, djaloshi 19-vjeçar ka vuajtur ndarjen e prindërve disa kohë më parë dhe mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje.