Spiunazh, inskenime dhe kurthe, në Botëror ndodh gjithçka!

Trajneri i Koresë së Jugut, Shin Tae-yong, ka zbuluar se futbollistët tij gjatë ndeshjeve përgatitore, për të mashtruar kundërshtarët e tij në “Rusi 2018”, kanë mbajtur veshur fanella me numra të ndryshëm.

"Më përjashtim të "yllit" të skuadrës Son Heung-min dhe të kapitenit Ki Sung-yueng, të gjithë futbollistët e tjerë kanë mbajtur numra të rremë," – deklaroi në konferencën për shtyp numri 1 i stolit të përfaqësueses aziatike.

"Është shumë e vështirë për njerëzit në Perëndim për t’i dalluar aziatikët nga njëri-tjetri. Kjo është arsyeja pse kemi vepruar në këtë mënyrë."

Tashmë mbetur për t’u parë nëse ky truk do të funksionojë, pasi Koreja e Jugut të përballet me Suedinë në orën 14:00, në stadiumin e Nizhny Novgorod.