Tur force për të testuar Interin e Contes, 7 ndeshje në 22 ditë

11/09/2019 - 10:38

Kokën ulur dhe sa më shumë punë. Ishin këto fjalët e Contes në konferencën e prezantimit si trajner i zikaltërve dhe në fakt skuadrës i duhet shumë punë pasi në 22 ditë kalendari parashikon për ta Udinesen, Milanin, Lazion, Sampdorian dhe Juventsuin në kampionat dhe aventura në Champions me Slavian e Pragës dhe Barcelonën. Një tur force që do të tregojë qartë kapacitetin real që ka ky Inter.

Deri më tani kalendari i ka vënë përballe kundërshtarë të lehtë, por duke nisur që nga kjo fundjavë situata do të vështirësohet disi dhe zikaltërit duhet të tregojnë që ky sezon do të jetë komplet diçka tjetër nga ai që kanë zhvilluar vitet e fundit.

Dy ndeshje të zhvilluara, 6 gola të shënuar dhe vetëm një i pësuar, janë sinjale pozitive, siç janë edhe paraqitjet e Lukakut së bashku me Lautaro Martinez, pa harruar edhe Sensin, i cili bashkë me Brozoviç ka bërë një punë të mirë.Pak a shumë i gjithë grupi deri më tani e ka kënaqur trajnerin Conte.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë gjendja e Sanchez, gjithsesi gjërat duhet të bëhen hap pas hapi ashtu siç Conte ua ka kërkuar lojtarëve. 22 ditë, 7 ndeshje tepër të rëndësishme, ku me shumë gjasa pritet të krijohet një ide edhe me e qartë rreth Interit të këtij sezoni.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Interi “rrëmbeu” fitoren në derbin e radhës teksa mposhti Milanin me rezultatin 0-2 falë golave të Brozoviç dhe Lukakut.

Një përleshje brutale ndodhi në ndeshjen e kampionatit argjentinas midis Estudiantes dhe Patronato.

Ndërron jetë një boksier bullgar në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Lukas Bilia nga shumë media u cilësua si një nga shkaktarët e humbjes së Milanit kundër Interit.

Ish-lojtari i Austrisë, Sanel Kuljiç, që pak javë më parë bëri bujë me akuzat e tij se futbolli në Austri ende korruptohet, e ndër të tje

Barcelona ka humbur ditën e djeshme me rezultatin 2-0, në transfertë kundër Granadas.

Briken Calja është renditur i treti në stilin e shkëputjes në peshën 73 kilogramë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, turne që po zh