U-17 dhe U-19, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët për kualifikueset e Europianit

06/12/2018 - 17:13

Është hedhur në Nion të Zvicrës, në selinë e UEFA-s, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian për U-17 dhe U-19. Gjithsej janë 13 grupe me nga 4 skuadra.

Sipas rregullores, do të kualifikohen në “Elite Round” plot 30 përfaqësuese, 26 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive, si dhe 4 vendet e treta më të mira në 13 grupet.

Për U-17 Shqipëria bën pjesë në Grupin 8 së bashku me Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Turneu “Qualifying Round”, mosha U-17, do të zhvillohet në Portugali në datat 13, 16 dhe 19 nëntor 2019.

Ndërkohë, përfaqsuesja U-17 e Kosovës bën pjesë në Grupin 12 me Holandën, Slloveninë dhe Uellsin (ndeshjet do të luhen në Holandë). Sa përket i shortit të 19-vjeçarëve, Shqipërisë goglat i rezervuan si rivalë në Grupin 4 Greqinë, Belgjikën dhe Islandën. Sa i përket Kosovës, ajo është shortuar në Grupin 5 me Rusinë, Poloninë dhe Uellsin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Europa Ligë grupi G ndoshta është grupi më i ekuilibruar i turneut, kur ka mbetur vetëm një ndeshje për t’u luajtur, për të

Ferit Keta triumfon me pikë ndaj turkut Fatih Mehmet Karakus, në përballjen për gjerdanin e artë në kikboks, pas revanshit të k

Vetëm pak muaj më parë Milinkoviç Saviç ishte mbreti i Lacios, me i kërkuari në treg dhe transferimi i tij u ndal vetëm nga kër

Ekipi i Goga Basket ka marrë sërish kreun e Superligës në basketboll për meshkuj pas fitores 74-68 arritur sot në mbrëmje në “A

Skuadra e Barcelonës po bëhet gati të bëj blerjen më të madhe të historisë së futbollit duke kaluar edhe Nejmarin, që u shit te

Teuta po bën mirë këtë sezon, teksa renditet në zonën "Euro" për momentin.

Shumë i kënaqur për shpirtin e garës që shfaqën futbollistët në fushë, por disi i zhgënjyer që nuk u arrit fitorja.

Sherif Kallaku u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes Teuta-Partizani.