U ankua për rrogat, klubi grek urdhër për të larguar futbollistin shqiptar

15/05/2019 - 15:22

Migjen Basha dhe Aris kanë siguruar të drejtën për të luajtur në kualifikueset e Europa Ligës në fund të këtij sezoni. Teksa skuadra greke ka realizuar një objektiv të rëndësishëm, në klub nuk kanë qenë korrekt sa duhet.

Migjen Basha pritet që shumë shpejt të zgjidhë kontratën me skuadrën greke. Sipas mediave greke, për mesfushorin e Kombëtares është dhënë një urdhër nga presidenti i klubit në mënyrë që të zgjidhet menjëherë kontrata me Bashin.

E gjithë kjo, jo për shkak të ndonjë shkeljeje disiplinore, por vetëm për një sjellje jo korrekte të vetë klubit. Aris nuk është treguar korrekt me futbollistët për pagesat mujore dhe kjo çështje nuk i ka pëlqyer mesfushorit shqiptar, i cili ka kërkuar shpeshherë të drejtën e tij.

Mirëpo, ky fakt për mospëlqime të lojtarëve në dhomat e zhveshjeve nuk i ka pëlqyer numrit një të klubit grek, i cili ka vendosur të marrë përsipër të gjithë faturën financiare për të prishur kontratën e shqiptarit që vijon edhe për një tjetër sezon.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Juventusi duket i vendosur për Mauricio Poçetinon dhe zërat nga Torino sa vijnë e bëhen më të fortë për trajnerin e Totenhemit.

Java e fundit e Serie A kurrë nuk ka qenë kaq e rivalizuar sa këtë sezon, teksa luftë ka në çdo front, përveç titullit, që është siguruar

Mes Realit të Madridit dhe Garet Bejl ka një konflikt serioz. Klubi dëshiron të shesë, ndërsa 29-vjeçari nuk ka ndërmend të lëvizë.

Një deklaratë e bujshme e yllit francez, Kilian Mbape gjatë ceremonisë ku u shpall lojtari më i mirë i sezonit në Ligën 1 franceze është

Nga Anglia vijnë lajme negative për të gjitha klubet e mëdha europiane, që ëndërrojnë Pep Guardiolën.

Në futboll ka patur shumë raste kur nje futbollist ka humbur jetën në fushën e lojës por që një tragjedi e ngjashme të përsëritej me një

Futbollisti i Teutës, Gerhard Progni, analizoi ecurinë e skuadrës së tij këtë sezon, teksa nuk nguroi të fliste edhe për ish-skuadrën e t

Goga Basket është skuadra kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, për këtë sezon, pasi mposhti në finale Teutën me rezultatin e

Edhe pse Seria A, La Liga dhe Ligue 1 ende nuk janë mbyllur, në të pesë kampionatet elitare në Europë janë shpallur matematikisht skuadra

Shqipëria ka në program dy ndeshjet e radhës për kualifikueset e Euro 2020.