Tifozët e Juventusit nuk ishin të pranishëm në stadiumin 'Wanda Metropolitano" për ndeshjen ndaj Atlteico Madrid në Champions League. Kjo, si shenjë proteste e tifozëve ultras të skuadrës bardhezinj, pas arrestimeve të ditëve të fundit të disa prej liderëve të tifozerisë juventine.

6 ultras të arrestuar, 4 në arrest shtëpie dhe 2 me detyrim paraqitje janë masat që policia italiane mori në drejtim të 12 ultrasve juventinë, të konsideruar liderë dhe të korruptuar.

Edhe ata pak tifozë të Juventusit që kishin parashikuar të shkonin drejt Madridit e kanë anulluar udhëtimin. Sipas policisë, problem mbetet ndeshja e radhës e Juventusit në Serinë A, ajo ndaj Veronës. Aty tifozët mund të shkaktojnë trazira pas ngjarjeve të ditëve të fundit.