Futbollisti i Teutës, Fabian Beqja u detyrua t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale pasi pësoi një dëmtim. Operacioni në pulpë për fat të mirë ka shkuar sipas parashikimeve dhe Beqja tashmë është në fazën e rikuperimit.

Një pjesë e shokëve të skuadrës ka shkuar për t’i bërë një vizitë shokut të tyre, si një formë për ta mbështetur moralisht në këtë moment të vështirë.

Tashmë, tek Teuta shpresojnë që Beqja të rikuperojë sa më shpejt e të rikthehet të kontribuojë sërish nën urdhrat e trajnerit Edi Martini ashtu siç ka bërë në kampionatin e kaluar, teksa durrsakët këtë sezon kanë objektiva të mëdha.