Policia greke ka shpallur në kërkim presidentin rus të PAOK-ut, Savidis, pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e djeshme ndaj AEK, ku ky i fundit hyri në fushën me pistoletë në brez duke kërcënuar gjyqtarin.

Pas këtij momenti, rusi i kërkoi skuadrës që të tërhiqej nga fusha, ndërkohë ndeshja u ndërpre në minutat e fundit. Mediat greke raportojnë se presidenti i PAOK-ut nuk po kërkohet për armëmbajtje, pasi pistoletën e kishte me leje, por për faktin që hyri i armatosur në fushë dhe kërcënoi gjyqtarin.

Ky incident ka bërë bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare.