Përfaqësuesja e Suedisë shfaqet e bashkuar në krah të Jimmy Durmaz. Objekt i sulmuese raciste, pasi shkaktoi goditjen e dënimit që i dha mundësinë mesfushorit të Gjermanisë, Toni Kross, të shënonte golin e fitores në sekondat e fundit të shtesës, futbollisti me origjinë nga Siria mbajti një fjalim për mediat, por ajo që ra më shumë në sy ishte prania e të gjithë skuadrës në formë mbështetjeje pas tij.

“Jam futbollist dhe bashkëjetoj me kritikat, por kur më kërcënoni, kur më konsideroni terrorist, atëherë i kaloni kufijtë. Dhe më keq akoma, është e papranueshme kur kërcënoni familjen time, fëmijët e mi. Jam krenar për faktin që luaj me Suedinë dhe nuk do të lejoj kurrë që racizmi të shkatërrojë këtë krenari. Të gjithë ne duhet të shmangim çdo formë racizmi.”