U përfol për te Partizani, mesfushori Kallaku i qëndron besnik Teutës

24/06/2019 - 13:15

Mesfushori i Teutës, Sherif Kallaku, u përfol për një kalim te Partizani. I riu ka zgjuar interesimin e "Demave të Kuq", por marrëveshja nuk është gjendur ende. Ekipi durrsak nuk do që ta humbasë xhevahirin e skuadrës dhe presidenti Edmond Hasanbelliu ka vepruar për të mos e lejuar të largohet. 

Faqja zyrtare e Teutës në "Facebook" ka përgënjeshtruar lajmet për kalimin e Kallakut te Partizani përmes një deklarate të titullarit. Ai i premton besnikëri skuadrës bregdetare dhe trajnerit Bledi Shkëmbi. 

"Unë kam një kontratë me Teutën dhe për një sezon dhe do e respektoj deri në fund, të tjerat i di klubi. Nuk më tërheq ideja për t'u larguar nga ekipi. Do më shihni tek Teuta, ekipi im i zemrës që më ka dhuruar shumë kënaqësi dhe emocione. Unë e ndjej veten durrsak dhe do të bëj çfarë është e mundur për Teutën dhe sportëdashësit durrsakë", thotë Kallaku për zyrën e shtypit të Teutës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teuta humbet shërbimet e mbrojtësit Blagoja Todorovski.

Juventusi mbetet shumë i interesuar për Federico Chiesa të Fiorentinës, i cili i impresionoi shumë këtë sezon.

Një lajm i hidhur ka goditur sërish botën e futbollit, duke qenë se Mark Batçelor është vrarë pas një sulmi me armë që i është bërë.

Një harresë, por ata që e kanë gjetur kanë fërkuar duart.

Mbrëmjen e djeshme mbërriti në Torino, ndërsa sot herët, Matijs De Ligt është një "J Medical" për ta kaluar vizitat mjekësore.

Neymar dëshiron të kthehet te Barcelona dhe Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të bëjë rezistencë, por ka vënë si kusht kthimin mbrapsht

Bajerni i Mynihut ka mbyllur me sukses negociatat me klubin e Shtutgartit për kartonin  Leon Dajakut.

Tregu i transferimeve të futbollistëve këtë verë do të futet në histori për shkak të shpenzimeve të tepruara financiare të klubeve të La

Momente paniku për bashkëshorten e sulmuesit Mauro Ikardit, teksa ishte duke bërë xhiro me motor uji në Liqenin e Komos së bashku me disa